2.2 mld euro dëm mashtrime me TVSh në BE, të përfshira edhe kompani shqiptare
Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi të martën se zbuloi skemën më të madhe të mashtrimit ndërkufitar me TVSH-në të hetuar ndonjëherë në BE, me vlerë rreth 2.2 miliardë euro.
Çështja mori udhë në prill 2021 në Portugali, ku autoritetet vendase po hetonin një kompani që shiste telefona celularë, tableta, kufje dhe pajisje të tjera elektronike.
Kompania portugeze ishte maja e ajsbergut. Hetimet shtesë nga prokurorët zbuluan se në skemën e mashtrimit ishin të përfshira rreth 9,000 kompani dhe më shumë se 600 personave.
Në listën e tyre, sipas njoftimit të Zyrës ka kompani dhe individë nga Shqipëria.
Sipas agjencisë së BE-së, dosja shfaq një “kompleksitet të jashtëzakonshëm të zinxhirit të kompanive” të përfshira në këtë skemë.
Skemat e mashtrimit me TVSh-në vlerësohen ndër krimet më fitimprurëse në Bashkimin Europian, duke shkaktuar çdo vit një dëm financiar deri në 50 miliardë euro.
Në Shqipëri, dëmi i skemave të mashtrimit me TVSh që janë zbuluar në pesë vitet e fundit shkon në 66 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)