Hakerimi nisi në serverin e DAP, specialistët IT shpërdoruan detyrën
Serveri i administrata.al në Departamentin e Administratës Publike, ka qenë porta hyrëse e hakerave iranian “homeland justice”, për të goditur shumicën prej faqeve qeveritare.
Sipas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Tiranës, punonjësit e IT-së pranë DAP, nuk kanë marrë masat për të përditësuar këtë server dhe për të implementuar antiviruset e fundit për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.
Për punonjësit e IT-së në DAP, Rudina Llagami; Albi Gjeka; Altin Sallaku; Alketa Sulo dhe Igli Lubonja, prokuroria kërkoi hetimin nën masën e sigurisë së ‘arrestit në shtëpi’, por gjykata e Tiranës, rrëzoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar që 5 punonjësit të hetohen nën masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Në dosjen hetimore prokuroria thotë se personat e lartëpërmendur kanë shpërdoruar detyrën, pasi duhet të kërkonin raportim nga operatori ekonomik që ishte përgjegjës për situatën e sigurisë në faqen e administrata.al si dhe për antiviruset që përdoreshin për mbrojtjen e kësaj faqeje.
Sipas hetimit të prokurorisë sulmi kibernetik kishte si qëllim, shkatërrimin e të gjithë sistemeve në Shqipëri.
Nga verifikimet rezulton se është përdorur teknologjia, “Proxy” për mbulimin e prejardhjes së komunikimit.
Nga komunikimet e shkëputura përkohësisht kanë dalë qartë që mbrapa këtij sulmi fshiheshin IP iraniane.
Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura është përdorur një “Cyper tool” i krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hackuar “email”.
Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivele ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta ky aktivitet.
Po ashtu është përdorur metoda Zeroclear, e cila gjithashtu është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane (MOIS) ku burimi i licencave është ndarë mes aktorëve të ndryshëm iraniane.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)