Muaji i festivalit europian, në 35 qytete shfaqen filma në secilën gjuhë

30 Nëntor 2022 | 15:25

Në Athinë, sikundër në 35 qytete evropiane, ka nisur muaji europian i filmit i organizuar nga Akademia Europiane e Kinemasë.

Kinemaja Trianon, një nga kinematë më të njohura të shtëpisë së artit të qytetit, mirëpret eventin në Greqi.

Në të gjithë Evropën, falë partneritetit me  Akademinë Europiane të filmit, kinematë kryesore, nxjerrin në pah filmat evropianë, duke paraqitur programe të veçanta, evente dhe retrospektiva të dedikuara.

“Ne po mundohemi shumë të promovojmë industrinë evropiane të filmave dhe të gjitha këto evente  dhe veprime synojnë këtë objektiv: promovimin e një kinemaje evropiane të filmit. Ne kemi organizuar shfaqje me pyetje dhe një takim  me regjisorë, të ftuar posaçërisht për “Muajin e  filmit europian”, tha Michael Zeis.

Kinemaja Trianon ka programuar, ndër të tjera, një nga kryeveprat e fundit të animacionit evropian, Flee, e nominuar tre herë në Oscar, e cila fitoi Çmimin e Madh të Festivalit të Filmit të Animacionit Annecy.

Filmat janë të titruar në gjuhën e vendit ku shfaqen. L’Evenement, që fitoi çmimin në Venecia në 2021 po shfaqet  në Athinë pikërisht në greqisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026