Filmi shqiptar në Netflix, regjisori: Kemi diskutuar rreth 3 muaj për kontratën
Duke filluar nga data 26 nëntor dhe për pesë vitet e ardhshme do të keni mundësi të shihni filmin “Nëntori i ftohtë” në Netflix International dhe Netflix Europe.
Ky është filmi i parë kosovar që do të jetë në këtë platformë, një sukses i radhës për kinematografinë kosovare. Regjisor i filmit është Ismet Sijarina dhe producent Fatmir Spahiu. Në rolet kryesore interpretojnë Adriana Matoshi dhe Kushtrim Hoxha.
Regjisori tha në “Goodmorning Albanians” se nuk e kishte imagjinuar që një film shqiptar të transmetohej në Netflix.
Sijarina tregoi se kanë rreth 3 muaj që punojnë për kontratën pasi Netflix ka rregulla fikse.
“Një skenë që është bërë problem që e kemi hequr ka qenë një skenë që ka kushtuar rreth 7 mijë euro realizimi dhe producentët normalisht nuk janë të lumtur kur ti heq një skenë që ka qenë skena më e shtrenjtë e filmit,” – tregoi Sijarina ndërsa fliste për çfarë nuk është transmetuar në filmin “Nëntori i ftohtë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë