English

“2 mijë euro për çdo bebe dhe heqje të vizave me SHBA”- Basha prezanton programin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalosi këtë të shtunë programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

- Advertisement -

Basha deklaroi në fjalën e tij se shqiptarët meritojnë më shumë dhe PD do t’ua ofrojë atë. Sipas tij ekspertët më të mirë pranë Partisë Demokratike në bashkëpunim me partnerët e huaj dhe organizatat ndërkombëtare kanë hartuar një program që gjen zgjidhje për problematikat me të cilat hasen qytetarët shqiptarë sot.

“Shqiptarët meritojnë zgjidhje dhe ne sot jemi këtu që t’i shpalosim këto zgjidhje para shqiptarëve. Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, një Shqipëri e pakur nga varfëria, familje që lëngojnë nën zgjedhën e çmimeve të larta, rini e pasigurt, papunësi kronike, të gjitha këto janë produktet e vetme të shportës së Edi Ramës. Eksporti më i madh i Edi Ramës janë të rinjtë shqiptarë. Partia Demokratike vjen me grupin më të mirë të ekspertëve që në bashkëpunim me ekipet më të mira të aleatëve ndërkombëtar si SHBA-ja dhe Gjermania, ju paraqesim sot programin e Partisë Demorkatike “Shqipëria meriton më shumë”. Për më shumë se një vit duke prekur hallet e shqiptarëve, duke mbledhur problematikat nga çdo grup interesi ne vijmë sot me këtë program të hartuar nga 100 ekspertë pranë PD që ndodhen në këto tavolina.

Sot nisim një udhëtim disa mujor, shpalosja e alternativës nuk është fundi por pikënisja e këtij udhëtimi. Që të hënën PD do të angazhohet në një dialog të përditshëm me shqiptarët”, tha Basha.

Si pjesë të programit të PD, Basha nënvizoi pikat kyçe që përfshijnë rritje të pagave dhe pensioneve, taksë e sheshtë për qytetarët, bizneset dhe profesionistët e lirë, 2 mijë euro shpërblim për çdo bebe të lindur, subvencione për fermerët si dhe heqje të vizave me SHBA-të.

Më poshtë gjeni më të detajuar programin e paraqitur nga Basha:

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

  1. Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë:

Drekë për nxënesit ne gjitha shkollat 9 vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjatë gjithë ditës kurse kompjuteri, gjuhe të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.

  1. Gjenerata e re

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10 mijë te rinj pas shkollës se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

  1. Taksa e sheshtë 9%
  2. Profesionet e lira tatim 9%
  3. Reforma e pronës!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

  1. Mbështetje për familjet fermere

Çdo vit do të akordohen 100 milionë euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë. 50 milionë euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë, përfitues 150 mijë fermerë.

  1. Pensionet rritje dhe bonus periodik
  2. Statusi i të përndjekurit

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.

  • Shqiptarët për Shqipërinë:

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.

  • Krijohet Xhandarmëria Kombëtare

Njësia e zbulimit dhe rikuperimit të pasurisë së vjedhur: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

  • Gjykata e auditit

Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×