Konventa Themeluese e Partisë “Mundësia”- Shehaj: Për një Shqipëri pa korrupsion
Deputeti Agron Shehaj, mbajti këtë të shtunë Konventën Themeluese të Partisë “Mundësia”. Gjatë fjalës së tij Shehaj u shpreh se partia që ai përfaqëson do t’i jap një mundësi të re të gjithë shqiptarëve.
Shehaj dënoi korrupsionin 30-vjeçar, keqqeverisjen dhe lidhjet e krimit me politikën, dhe premtoi se forca që përfaqëson do të jetë ndryshe dhe do të sjelli mundësi të reja ekonomike për shqiptarët.
“Një parti të re politike që na ka munguar këto 30 vjet, një parti që ka qëllim t’i japi mundësi të gjithëve, jo vetëm një pakice. Na pret një punë e madhe. Kjo që po bëjmë, mund ta bëjmë vetëm ne. Në qoftë se duam që Shqipëria të bëhet një vend i jetueshëm për të gjithë. Shqipëria do të ketë një ditë një qeveri të pa korruptuar, atë qeveri do ta ndërtojmë ne” tha ai
Shehaj tha se megjithëse i pret një punë e madhe përpara, partia “Mundësia” do ia dalë që Shqipëria të ketë për herë të parë një qeveri të pakorruptuar.
“Na pret një punë e madhe kjo që po bëjmë mund ta bëjmë vetëm ne, nëse duam që pas 30 vjetësh Shqipëria të mos jetë vendi më i varfër në Evropë. Jam i bindur që do ja dalim të kemi një qeveri të pa korruptuar. Askush nuk do të na pengojë për t’i dhënë fëmijëve tanë një jetë më të mirë. Shqipëria ishte një vend pa tregti dhe ata morën ne kontroll tregun nga monopolet. Shqipëria ishe një vend pa ndërtime dhe kur u hap tregu dhe tokat i morën ata, por ne do ta ndryshojmë këtë” tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos