“2 mln € për kokën e Erionit”- Alibej rrëfen bisedat e Dumanit me ushtarët e Çopjave

10 Qershor 2025 | 14:29

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u zhvillua këtë të martë seanca e radhës në kuadër të procesit të bujshëm “Plumbi i Artë”. Në qendër të kësaj seance ishte dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, i akuzuar si drejtues i një organizate kriminale që vepronte në Elbasan, i përfshirë në disa vrasje për motive hakmarrjeje.

Alibej tregoi përpara trupës gjykuese përpjekjet e tij për të eliminuar fizikisht personat që ai dyshonte si të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, gjatë ngjarjes së njohur si “Masakra e Bradasheshit”, ku mbetën të vrarë edhe Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Gjatë seancës foli për ofertat që vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja kishin bërë për kokën e tij. Alibej zbuloi se gjatë një bisede që Nuredin Dumani kishte bërë më Mikali Qosjan ky i fundit i kishte treguar një tavolinë plot me euro dhe i kishte thënë që kemi 2 mln euro për të vrarë Erion Alibej.

Kujtojmë se në dëshmitë e mëparshme Alibej kishte akuzuar vëllezërit Copja dhe Talo Celen për vrasjen e familjareve të tij.

“Nuredini ka qëndruar disa ditë në shtëpinë time. Ishim në kohë të COVID-it. Doja ta ndihmoja të lidhej me njerëzit dhe i instalova një aplikacion SkyECC, që të fliste me një shok të tij në Gjermani dhe t’i shpjegonte çfarë kishte ndodhur me vrasjen e vëllait tim dhe xhaxhait,” tha Alibej para trupës gjykuese.

Ai përshkroi edhe momentin kur Dumani, përmes një kontakti të përbashkët, Elio Bitrin, lidhi kontakt me Mikael Qosjen.

“Dumani i tha Mikaelit se ishte ai pas vrasjes në Durrës. Mikaeli i dërgoi një foto – ishte një tavolinë e madhe, mbuluar me euro. I kishte thënë: ‘Kemi 2 milionë euro për të vrarë Erion Alibej’. Kishte edhe një letër me shkrim dore, me datë, muaj dhe orë.”

Sipas Alibejt, Dumani kërkoi gjysmën e shumës dhe dorëzimin e Talo Çelës si kusht:
“Nuredini i tha: ‘Unë dua gjysmën e lekëve dhe Talo Çelën në këmbim’. Mikaeli i tha: ‘Vrite Erionin dhe unë të jap Talon’. Pastaj shtoi: ‘Pushka top t’u bëftë’. Ajo ishte biseda e fundit mes tyre.”

Në vijim të dëshmisë, Alibej përmendi interesin e grupit të tij për të eliminuar edhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës, por plani nuk u realizua për arsye që, sipas tij, nuk i janë bërë të qarta.

“Në atë periudhë po interesohemi edhe për Bujar Çelën. Këtë punë e morën Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase, por nuk u realizua. Më pas, u vendos për Emiljano Ramazanin. Për të kisha informatorë: përveç Nuredinit, edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.”

Alibej rrëfeu se Ramazani kishte shpëtuar disa herë nga atentatet.

“E dinim që shkonte në palestër. U vonua shumë herë dhe atentatorët tërhiqeshin. Ditën e vrasjes, sapo doli nga palestra, e priten pranë pallatit ku banonte. Henrik Hoxhaj ishte në timon, Skerdi Tase ekzekutori. Sapo mbërriti Emiljano, Skerdi zbriti me armë TT dhe e qëlloi. Pas vrasjes, e lanë makinën në dalje të Elbasanit dhe armën e hodhën pas shtëpisë së Bujar Çelës.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026