2 të arrestuar për 980 bimë kanabis, operacione anti-drogë në Skrapar

5 Shtator 2023 | 09:50

980 bimë kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në në fshatin Novaj, në Skrapar janë djegur nga policia.

2 personat që dyshohet se kujdeseshin për bimët janë arrestuar.

Një hetim ka nisur për kryetarin e fshatit Novaj dhe inspektorin e shërbimit pyjor të kësaj zone. Akuza që rëndon mbi ta është ajo e shpërdorimit të detyrës.

2 radio marrëse-dhënëse që u gjetën në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar.

Policia ka bërë me dije se gjatë të gjitha fazave të operacionit “Tomorri”, janë asgjësuar 2105 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 5 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026