2 të plagosur në aksident në Elbasan-Librazhd

13 Tetor 2022 | 23:03

2 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mbrëmjen e së enjtes.

Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” ( mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin  V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026