Efektivi i FNSH bashkë me vjehrrën vdesin në aksident, 4 të plagosur
2 persona kanë vdekur dhe 4 janë plagosur nga një aksident në aksin rrugor Levan – Tepelenë. Në fshatin Buzëmadh rreth orës 20:20 u përplasën 2 automjete tip “Zafira” dhe “Ford”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë,’ – thuhet në njoftimin e policisë.
Kanë ndërruar jetë efektivi i FNSH, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra), si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe (bashkëshortja).
Të plagosur kanë mbetur Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
LEXONI GJITHASHUTU:
Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
- 11:40 Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 11:20 Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim