2-vjetori i tragjedisë së trenave, protesta dhe greva masive në gjithë Greqinë

28 Shkurt 2025 | 10:36

Protesta masive janë duke u zhvilluar sot në të gjithë Greqinë në ditën e përvjetorit të dytë të tragjedia e Tempit, kur dy trena u përplasën dhe 57 pasagjerë humbën jetën, shumica prej tyre studentë.

Protestat kulmuan me tubimin e madh në sheshin ‘Sintagma’ në Athinë, ku qindra mijëra njerëz vërshuan për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar siguri e kushte më të mira pune.

Sindikatat, Federatat, Qendrat e Punës, Shoqatat, Sindikatat dhe organet kanë njoftuar se do të marrin pjesë në grevën mbarëkombëtare 24 orëshe që është shpallur.

Ndër kërkesat e protestës së sotme janë “rritje e pagave nominale, riorganizimi i marrëdhënieve industriale, institucionalizimi i Ligjit Kolektiv të Punës, sigurimi i strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimi i programeve sociale të strehimit me rezervën 1.5 miliardë euro nga ish-Qendra e Punës dhe me burime nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës”.

Në grevë gjithashtu marrin pjesë edhe mësuesit e dy niveleve të para të arsimit publik dhe privat, ndërsa marrin pjesë edhe mjekët e spitalit.

Protestat janë duke u zhvilluar në Athinë, Selanik dhe qindra qytete të tjera në Greqi dhe jashtë saj.

Lidhur me protestat ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Kiriakos Micotaqis.

Në një mesazh para mbledhjes së kabinetit qeveritar ai vuri në dukje se disa nga partitë opozitare po dëshirojnë ta kthejnë këtë zi kolektive në një mundësi për një përçarje të re dhe synojnë të krijojnë paqëndrueshmëri politike.

“Tashmë është evidente përpjekja e qarqeve të caktuara për ta ndryshuar këtë klimë të ndjeshmërisë së lartë emocionale në një klimë destabilizimi politik. E shihni që qarkullimi i mesazheve vulgare në internet ka kaluar çdo kufi dhe jo rastësisht një pjesë e opozitës shkoi deri aty sa të fliste për një qeveri vrasëse”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026

Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza ndaj 22 të dyshuarve, përfshirë 4 deputetë, figura politike dhe ish-zyrtarë, në kuadër të një hetimi...
21:34 | 16/07/2026