20-25 vizita në ditë tek një mjek psikiatër, shkak problemet ekonomike e sociale
20-25 vizita në ditë kryen mesatarisht një mjek psikiatër në kryeqytet.
Mënyra e jetesës së viteve të fundit ka bërë që të rritet numri i personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
‘Së fundmi është vën re një rritje e nurmit të vizitave edhe për shkak të gjithë situatës qoftë të termetit të kaluar, të COVID-it, por edhe të ngarkesave, problematikat ekonomike, sociale, politike në vend shoqërohen me stresor që i mbivendosen atyre biologjik që i bëjnë personat që ta vuajnë më shumë problemin e shëndetit mendor”, u shpreh Arjana Rreli, mjeke psikiatër.
Përfshirja e psikologut në shkollë ka ndihmuar në ndërgjegjësimin e të rinjve që të kërkojnë ndihmën e një specialisti”,
‘Duke parandaluar probleme dhe duke i kapur ato që në fillimet e veta, jo vetëm sensibilizojmë gjithë brezin e ri për të patur akoma më pak paragjykim për probleme të tilla, por nga ana tjetër kontribuojmë në një shoqëri më të shëndetshme duke parandaluar probleme më të rënda dhe komplikacionet, tha ajo më tej.
Shëndeti mendor mund të ndikojë në jetën e përditshme, marrëdhëniet dhe shëndetin fizik.
‘Në kohërat që jetojmë ne patjetër do të kemi ndikime edhe në shëndet mendor. Askush të mos hezitojë të kërkojë ndihmën sa më shpejtë të jetë e mundur. Ndihmë quhet jo vetëm ai për të vajtur me vrap tek mjeku psikiatër, ndihmë është edhe të bisedojmë me njëri-tjetrin, të jemi në krahë të çdokujt që tregon problemet e veta dhe të mos i paragjykojmë”, u shpreh mjekja.
Rritja e rasteve të pacientëve që vuajnë nga çrregullime mendore shoqërohet me mungesë të mjekëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok