“20 mijë dollarë nga një video live në TikTok”, eksperti tregon si funksionon

19 Korrik 2023 | 20:20

Eksperti IT, Said Duleviç tha në një intervistë për “Summer Cube” në Euronews Albania se shuma më e madhe që është fituar nga një video live në TikTok është 20 mijë dollarë.

Ai shpjegoi se një person i cili i përdor rrjetet sociale për të gjeneruar para këtë e bën nëpërmjet audiencës që ngre.

“Në Shqipëri nuk fiton dot nga asnjë rrjet social pasi jemi në një vend të vogël që as kompanitë e mëdha nuk e marrin për bazë që ta fusin Shqipërinë për monetizim. Ata që fitojnë e bëjnë me adresa të huaja, por kjo kërkon verifikim, kërkon kartën e identitetit. Në momentin që jep kartën e identitetit aty duket që je shqiptar dhe është e kotë pastaj. Mënyra e vetme për të fituar nga TikTok-u për shqiptarët është nga videot  live, por ka një problem që 70-80% i merr TikTok-u,” – u shpreh Duleviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026