20 mijë euro për të ndikuar te transferimi i të dënuarit, SPAK dërgon në gjykim tre persona

7 Shkurt 2026 | 10:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e tre personave të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Në kërkesën e SPAK janë përfshirë:

Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, ndërsa në kohën e veprimit mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës;

Kreshnik Domi, i akuzuar gjithashtu në bashkëpunim, një lidhje shoqërore e Zef Malit;

Jemine Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale në formë të drejtëpërdrejtë.

Hetimet e nisura mbi bazën e informacionit të siguruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë zbuluar se të pandehurit Mali dhe Domi kërkuan dhe morën 20.000 euro nga Çoku, duke i premtuar se do të ndikojnë tek funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë për të lehtësuar transferimin në Shqipëri të vëllait të saj, Kujtim Çeliku, i dënuar në Turqi.

Hetimet tregojnë se nga janari deri në tetor 2025, Mali dhe Domi kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Çoku dhe familjarët e saj, duke u dhënë siguri për ndikimin e tyre tek funksionarët, ndërsa ministria ka nisur procedurat për transferimin e të dënuarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 48-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë...
13:25 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026