200 persona në ditë, viroza rrit fluksin e pacientëve në spitalin e Elbasanit
Ashtu si thuajse çdo vit, janari edhe këtë herë ka sjellë me vete fluks të shtuar pacientësh të cilët i drejtohen Spitalit Rajonal të Elbasanit për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha.
Shefi i këtij shërbimi tregon se simptomat janë nga më të ndryshmet, ndërsa numri i pacientëve në 24 orë i kalon 200.
“Në këtë fillim viti ka pas një fluks të shtuar, di çdo vit në fakt. Me simptoma të ndryshme, raste që janë me status febril të cilët janë viral bakterial. Enterovirozat të cilat janë me simptoma diarre, të vjella etj”, thotë Ergys Miçi, shefi i urgjencës në spitalin rajonal të Elbasanit.
Miçi thekson se veç virozave, edhe abuzimi për festa rriti rastet në Urgjencën e Elbasanit.
“Nga abuzimi i festave ka pasur raste me kriza hipertensive, aksidente cerebrale etj. Por mbivendosja e një viroze në këto raste të cilat kanë edhe simptoma të tjera si kardiake dhe probleme me diabetin, japin komplikacione të ndryshme dhe ato mund të jenë edhe me probleme fatale, deri në humbje jete”, shprehet ai.
Mjekët thonë se klinika që shfaqin pacientët duket më agresive, ndërsa fluksi mbi 200 raste ka rritur ngarkesën në urgjencë.
Duhet shumë kujdes, rastet të cilat janë me status febril të vendosura në sëmundje kronike të paraqiten sa më shpejt jo vetëm në urgjencë, por edhe tek qendrat shëndetësore. Në 24 orë, në këto ditë të para kemi pasur fluks mbi 200 raste, të cilat për urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit është një mbingarkesë”, thotë Miçi.
Mjekët këshillojnë të evitohen grumbullimet dhe të respektohen kushtet e higjienës.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)