200 vite burg për trafikantët, SPAK jep pretencën për grupin “Brezi i gjelbër”
Gati pas 2 vitesh hetim dhe gjykim prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dhënë konkluzionet përfundimtare mbi dosjen e njohur si “ Brezi i gjelbër ”.
Bëhet fjalë për 21 persona të ndaluar në maj të 2019-ës pas një operacioni edhe me autoritetet greke lidhur më një grup kriminal që trafikonte sasi të mëdha kanabisi drejt shtetit helen. Në pretencë SPAK ka kërkuar rreth 200 vite burg për akuzat e “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupit të strukturuar kriminal”.
Sipas dosjes hetimore janë evidentuar të paktën 14 raste të trafikut të kanabisit , në sasi të ndryshme në një peshë totale prej 680 kg, ku droga kalohej përmes kufirit të gjelbër me anë të kafshëve ose mjeteve, fillimisht drejt Igumenicës e më tej drejt qyteteve të tjera të Greqisë.
Në kohën e zhvillimit të operacionit edhe në shtetin fqinj u ndaluan 14 persona ndërsa 12 shtetas të tjerë të lidhur me këtë dosje janë proceduar nga prokuroritë e Durrësit, Sarandës, Fierit dhe Elbasanit.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)