“2026 viti i fuqizimit të bashkive”, Demo: Akademi dhe dixhitalizim i shërbimeve lokale

28 Janar 2026 | 11:39

Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor tha në një konferencë për mediat nga Kryeministria se viti 2026 do të jetë viti i fuqizimit të bashkive përmes disa nisma si pjesë e reformës territoriale.

Demo u shpreh se tri shtyllat kryesore të këtij transformimi do jetë Akademia e Pushtetit Vendor, sistemi AFMIS dhe krijimi i një portali unik për shërbimet publike.

Akademia do të financohet në mënyrë të përbashkët, me 50% të kostove të mbuluara nga bashkitë dhe 50% nga qeveria qendrore dhe do të shërbejë si platformë për ndarjen e praktikave më të mira, për forcimin e kapaciteteve dhe për krijimin e modeleve të qëndrueshme të zhvillimit lokal.

Ministri tregoi se përmes një projekti që ka nisur synohet digjitalizimi i shërbimeve lokale, përmes krijimit të një portali unik që do të integrojë shërbimet në nivel qendror dhe vendor.

“Ne kemi një projekt shumë të madh që do jetë transformues për atë që qytetari përjeton në marrjen e shërbimeve lokale, që është digjitalizimi i shërbimeve lokale.

Të kemi një portal unik për të gjitha shërbimet që qytetari kërkon, qoftë në nivel qendror dhe në nivel lokal. Është një projekt që ka filluar dhe besoj se impelementimi kërkon një punë të konsiderueshme por jam i bindur se bashkitë janë aktorët e parë të interesuar për të krijuar një shtrat të qëndrueshëm digjitalizimi në nivel lokal”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026