2058 fëmijë shfrytëzohen, raporti Alo 116, Çoku: 1538 fëmijë nuk shkojnë në shkollë

7 Mars 2024 | 16:52

Numri i fëmijëve të shfrytëzuar për punë apo lypje nga familjarë apo persona të ndryshëm është rritur në mënyrë të ndjeshme në 5 vitet e fundit.

Raporti 14-vjeçar i Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë në Shqipëri ka nxjerrw në pah se janë 2058 raste të raportuara për fëmijë të shfrytëzuar për arsye përfitimi, ndërsa është shtatëfishuar numri i raportimeve për pasigurinë e tyre në internet. Vajzat shfrytëzohen për arsye përfitimi pothuajse dyfish më shumë krahasuar me djemtë në mbarë vendin.

”Nëse deri në 2017, 2% e fëmijëve raportonin për shfrytëzim për arsye përfitimi jo nga interneti dhe 2% raportonin për abuzim nga pasiguria në internet, tani ka kaluar në 41% shfrytëzimi për përfitime të tjera, ekonomike dhe janë vajzat më të ekspozuar dhe shtatfishim apo 14% siguria në internet”, thotw Belioza Çoku, drejtore ekzekutive, Alo 116-111.

Raporti bën me dije se 1,538 fëmijë  aktualisht rezultojnë jashtë sistemit arsimor. Ata shfrytëzohen çdo ditë për arsye përfitimi në mbarë vendin.

Linja Alo 116 -111 është i vetmi mekanizëm referimi kombëtar i raportimit të shqetësimit të fëmijëve dhe është e vetmja linjë telefoni në Shqipëri dhe në rajon. Në 14 vite në drejtim të këtij numri janë adresuar mbi 850 telefonata nga fëmijë, adoleshent, të rinj apo prindër të cilët kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve. Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Korça janë qarqet prej nga kanë ardhur shumica e telefonatave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026