“21 janari njollë për drejtësinë”, Rama: Shpresoj që SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet

25 Janar 2026 | 09:45

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 21 janarin një njollë për drejtësinë shqiptare dhe i bëri thirrje SPAK të bëjë punën e vet për ta zbardhur deri në fund atë që e cilësoi krim shtetëror.

Në podkastin e tij ‘Flasim’, teksa bëri një përmbledhje të ngjarjeve të javës, Rama theksoi se për krimet shtetërore si i 21 janarit drejtësia vonon por kurrë nuk mbeten pa u ndëshkuar.

“15 vjet pas krimit shtetëror të 21 janarit mbetet një plagë e hapur e drejtësinë në Shqipëri dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar. Ne e bëmë ritin e nderimit për dëshmorët e atdheut, por familjarët presin drejtësi. Krime si i 21 janarit janë krime shtetërore ku drejtësia vonon por asnjëherë nuk harron, duan kohë të zbardhet, por koha nuk i zhbën dot nga kujtesa. Shpresoj që SPAK, i cili prej 6 vjetësh ka marrë jetë, gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur inkurajimet më të sinqerta për të vendosur drejtësinë në binarët e ri të barazisë para ligjit, të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën  e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare dhe do jetë e pashlyeshme si njollë për SPAK”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026