210 të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste ISIS arrestohen në Turqi

25 Prill 2025 | 19:13

Policia turke ka arrestuar 210 persona të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste – ISIS.

Operacionet u zhvilluan në 49 provinca në Turqi, duke vënë në shënjestër të dyshuarit që ishin aktivë brenda organizatës terroriste dhe që ishin identifikuar si ata që ofronin mbështetje financiare për organizatën.

Misioni dy-javor u realizua përmes bashkëpunimit mes Prokurorisë Publike, Organizatës së Inteligjencës (MIT), Departamentit të Sigurisë Kundër Terrorizmit, Presidencës së Inteligjencës dhe Departamentet  Provinciale të Policisë në Turqi.

Ministri i Punëve të Brendshme në Turqi, Ali Yerlikaya, e ka bërë të ditur këtë lajm në platformën X teksa ka përgëzuar guvernatorët për angazhimin e tyre.

“I uroj guvernatorët tanë, Zyrat e Prokurorisë Publike që koordinuan operacionet, Kryesinë e MIT dhe oficerët tanë heroikë të policisë që realizuan operacionet”, shprehu Yerlikaya në X.

“Bashkëpunimi, solidariteti dhe bashkësia kundër terrorizmit janë forcat tona më të mëdha. Vazhdim operacionet pa ndalur për të siguruar paqen dhe sigurinë e popullit tone”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkarkoi Mykhailo Fedorov nga detyra e ministrit të mbrojtjes si pjesë e riorganizimit të fundit të qeverisë së tij, konfirmoi Fedorov...
08:02 | 16/07/2026

OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat

Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë, por mungesa e rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e saj po ngre shqetësime...
07:39 | 16/07/2026

Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për nivelin e testosteronit...
07:33 | 16/07/2026