“22 persona të zhdukur në Vlorë”, Lleshaj: Është një legjendë, ka vetëm katër raste

20 Nëntor 2020 | 16:15

Vlora ka qenë ndalesa e radhës për ministrin e Brendshme, Sandër Lleshaj për të analizuar punën e policisë në qytetin bregdetar. Shifrat alarmante të personave të zhdukur nga 2016 kryesisht si pasojë e përfshirjes në trafikun e narkotikëve për ministrin Lleshaj nuk përbëjnë një fenomen, madje ai e mohoi një fakt të tillë duke thënë se ka vetëm katër persona të zhdukur.  

“Unë nuk njoh një fenomen në Vlorë, ka raste në Vlorë dhe vende të tjera. Ka pasur raste për të cilat policia ka hapur procese penale”, tha ministri.

I pyetur se ka vetëm katër raste të referuar në Prokurorinë e Vlorës nga 22 persona të denoncuar nga familjarët dhe të afërmit si të zhdukur që prej vitit 2016, z. Lleshaj foli për “legjendë” të krijuar nga opozita.

“Po kush e thotë se janë 22 të zhdukur? Në qoftë se flisni për katër të referuar, atëherë janë katër të zhdukur. Ka më shumë një legjende të krijuar dhe mbështetur nga ata që nuk e di pse e mbështesin si ide, por kjo nuk na rezulton reale”, theksoi z. Lleshaj.

Ministri u ndal dhe tek akuzat e ngritura për listat zgjedhore. Sipas Lleshajt denoncimet kanë qëllim vetëm dezinformimi në radhët e qytetarëve pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë rast konkret që ka verifikuar në listat zgjedhore apo përmes platformës online se i është lëvizur emri nga qendra votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026