22 shtete amerikane padisin Trump për të drejtën e shtetësisë përmes lindjes

22 Janar 2025 | 08:21

Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve kanë ngritur një padi kundër urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i cili synon t’i japë fund së drejtës së shtetësisë përmes lindjes në SHBA. Kjo praktikë, e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, u jep shtetësinë fëmijëve të lindur në SHBA, pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre.

Prokurorët argumentojnë se presidenti nuk mund të shfuqizojë këtë të drejtë kushtetuese me një urdhër të vetëm. “Amendamenti i 14-të është i qartë: nëse ke lindur në tokë amerikane, je amerikan,” tha Prokurori i Përgjithshëm i Konektikatit, William Tong.

Shtëpia e Bardhë i cilësoi paditë si një përpjekje të së majtës për të kundërshtuar administratën Trump, ndërsa Trump dhe aleatët e tij argumentojnë se shtetësia duhet të bazohet në standarde më të rrepta.

SHBA-ja është një nga rreth 30 vendet që ofron shtetësinë automatike përmes lindjes, ndërsa shumica e vendeve të tjera ndjekin standardin e “së drejtës së gjakut”, duke e lidhur shtetësinë me prindërit e fëmijës. Padia pritet të përballet me një betejë të gjatë ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026