English

23-vjeçari i vrarë në atentat, viktima e tretë e bandës së Ervis Martinajt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e trefishtë ndodhur të dielën në Fushë-Krujë po ndjek disa pista. Fokusi është tek konfliktet e forta që ka pasur Brilant Martinaj, një nga viktimat.

- Advertisement -

23-vjeçari dyshohet se është objektivi kryesor i atentatit duke qenë se prokuroria ka informacion se ai ka qenë i përfshirë apo ka pasur dijeni për disa ngjarje të rënda të ndodhur në zonën Laç-Lezhë.

Për herë të parë emri i tij është përmendur në dosjen e vrasjes së policit Xhulio Prela. Prokuroria ka faktuar se natën e vrasjes se efektivit Brilant Martinaj ka qenë në afërsi të vendit ku nddodhi krimi.

Në fund, hetimet për të u pushuan për mungesë të provave. Hetuesit kanë informacione se Brilant Martinaj ka dijeni dhe mund te ketë pasur rol në vrasjen e Xhelal Reçit në Laç.

Ngjarja ndodhi nëntorin e kaluar, ku ish-polici u qëllua me disa plumba dhe humbi jetën menjëherë.

Brilant Martinaj është kushëri i Ervis Martinaj, personazh i njohur për drejtësinë përfshirë në disa ngjarje, por në fund gjykatat dhe prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve për të.

Aktualisht ai është shpallur në kërkim nga SPAK pasi Nuredin Dumani në dëshminë e tij sqaron se është porositur nga Martinaj për të vrarë Endrit Doklen. Ky i fundit ish-anëtar i bandës së Durrësit, është liruar nga qelia dy vite më parë dhe jeton në liri.

Me aq dëshmi sa janë bërë publike nuk sqarohet se cili është konflikt që Martinaj ka me Doklen.

Ky është rasti i tretë që njerëz të afërt të Ervis Martinaj vriten në atenate mafioze. Në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko. Për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.

Ndërsa në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë.

Motiv i vrasjes ishte kontrolli i tregut i basteve sportive ku në njërin krahë qëndronte Malko dhe Martinaj dhe krahun tjetër vellezërit Duka.

Në 13 nëntor të vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt.

9 muaj pas kësaj ngjarje, nuk ka asnjë të arrestuar dhe mekanizmi i përdorur është i njëjtë më vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×