’25 mijë lekë në ditë’, Korreshi për tarifën në Divjakë: Po luajnë me njerëzit
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaroi se vendosja e tarifës për të hyrë në Parkun e Divjakës, po bëhet me qëllim që të luhet me ndjenjat e njerëzve dhe për të shpopulluar zonën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Korreshi u shpreh se në park nuk kalojnë më shumë se 100 makina në ditë, çka i bie që shteti të mbledhë rreth 20-25 mijë lekë të reja në ditë.
Sipas tij, këto shuma nuk mjaftojnë për të zgjidhur problematikat e këtij parku.
“Absolutisht jo. Në ditë, në këtë kohë tani, mund të shkojnë te ai park, rreth 100 makina. A ka mundësi, me aq sipërfaqe që ka ai park, me aq lekë, 20-25 mijë lekë të reja në ditë, do zgjidhin problematikën që mund të ketë ai Park Kombëtar? Nuk i shërben për asgjë.
Këtu po luhet me ndjenjat e njerëzve dhe ky është një eksperiment që ta provojmë njëherë me Divjakën, ishalla nuk flasin këto banorët e Divjakës dhe të Lushnjes dhe hajde e vendosim në çdo rrugë e çdo plazh publik. Për mua është eksperiment që po bëhet me banorët e Divjakës për ta kaluar në të gjithë Shqipërinë. Për të shpopulluar këtë vend”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë