250 mijë qytetarë në Kakavijë, në muajin gusht u regjistruan shifra të larta
Muaji gusht ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në doganën e Kakavijës në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
Në periudhën 1 gusht-31 gusht nëpërmjet kësaj Pikë të Kalimi Kufitar, një ndër më të mëdhatë e vendit tonë lëvizën në të dyja anët e kufirit me shtetin grek 249.281 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 94.402 automjete shqiptare dhe të huaja.
Numrin më të madh të personave që kanë lëvizur në kufi gjatë gushtit e zënë bashkatdhetarët tanë që udhëtuan për pushime nga Greqia në vendlindje. Gjithashtu pjesë e fluksit të regjistruar janë edhe turistë nga vende të ndryshme që lëvizën në kufi.
Edhe në këto ditë të para të muajit shtator në doganën e Kakavijës regjistrohen mesatarisht rreth 7 mijë persona në ditë që udhëtojnë në të dyja anët e kufirit ku pjesën më të madhe e zënë daljet nga Shqipëria, për shkak edhe të përfundimit të pushimeve nga shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut. Policia Kufitare por edhe pala greke kanë shmangur radhët e gjata të pritjes në sportelet e dokumentave duke punuar me sportele të shtuara.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve