26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në Serbi

24 Mars 2025 | 08:39

Sot mbushen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake-policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi, raporton KosovaPress.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Clinton.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision

Kanadaja do t’i bashkohet konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015. Pjesëmarrja...
16:45 | 01/07/2026

Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se përpjekjet për denuklearizimin e Iranit po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa bisedimet mes...
16:42 | 01/07/2026

WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit

WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat e tyre të telefonit. Platforma e mesazheve e përshkruan veçorinë...
16:31 | 01/07/2026