26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti: Me këngën “Mora fjalë” ne themi…
Epopeja e UÇK-së shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit të 20-të, fundin e regjimit të Serbisë dhe si e tillë është beteja që përcaktoi të ardhmen e shqiptarëve që ua ktheu dinjitetin atyre dhe është beteja që frymëzon çdo ditë çdo shqiptar.
Kështu u tha sot në një akademi përkujtimore në 26-vjetorin e epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë, shkruan KosovaPress.
Për t’iu përkulur veprës madhështore të komandantit të UÇK-së Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në fushat e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtjeje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Epopeja e lavdishme e UÇK-së dhe sakrifica për atdhe e familjes Jashari është e papërsëritshme, teksa ka përmendur edhe tekstin e këngës së njohur “Mora fjalë” kushtuar kësaj epopeje të rëndësishme në historinë e vendit tonë.
“Mora fjalë, mora vargun, mora qarkun me thur këngë. Çfarë po bëjmë ne, kështu nis kënga dhe më pastaj ky është edhe refreni, më pastaj strofa e dytë porsa përpiqemi të themi diçka, ne themi ‘çohu Adem’…”, ka thënë Kurti.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë