27-vjeçarja priste të ribashkohej me burrin, del fotoja intime që i hodhën në TikTok
Sibela Abedini, 27-vjeç, banuese në Kamëz i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira.
E reja i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime të saj në rrjetin social Tik Tok.
Një foto e saj me personazhin e Tik Tok Altin Çoku, ishte vendosur në një profil në Tik Tok me emrin e këtij të fundit.
Në foto shihen 27-vjeçarja dhe Çoku në momente intime me njëri tjetrin.
Në lidhje me rastin u arrestua personazhi i Tik Tok i cili dyshohet se është personi që publikoi foton intime sipas policisë.
Vetë personazhi i Tik Tok deklaronte në një video të bërë disa ditë më parë se foton nuk e kishte publikuar ai.
Ai pretendon se në momentin që Sibora i dërgoi foton, disa miqtë të tij që ishin në tavolinë me të i morën telefonin dhe e kishin publikuar pa dijeninë e tij.
27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.
Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë