“Do të djegë vëllanë”, si Altin Çoku kërcënonte kushërirën për të kryer marrëdhënie

12 Shkurt 2024 | 11:11

Sibela Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Gazetarja Sara Demushi, bën me dije se Çoku në vitin 2009 ka qenë i arrestuar pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i bënte presion se do i digjte vëllanë nëse ai nuk do kryente marrëdhënie me kushërirën e tij. Ky ka qenë shkaku përse është arrestuar.

Ndërkohë policia po kryen dhe verifikime të tjera, pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një ngacmim tjetër.

Bëhet fjalë për një rast në Laç, ku 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Policia po merret me verifikimin e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026