Rikthehen temperaturat e ulëta, reshje dëbore në juglindje të vendit
Zonat malore në juglindje të vendit janë përfshirë nga moti i keq me reshje bore. Me të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë në 1200 m mbi nivelin e detit, madje në afërsi të Bigëllit në Dardhë trashësia ka shkuar nga 10-15 cm.
Aksi rrugor është i kalueshëm pa probleme ndërkohë që reshje dëbore të dendura ka pasur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm, Sinicë, Qytezë, Arrze, Nikolice, fshatra këto që kufizohen me Dardhën.
Reshje bore ka pasur edhe në zonën e Shtyllës së Vithkuqit por trashësia nuk ka qenë më e madhe se 5 cm në majë të Mashkullorës.
Nga reshjet e dëborës të orëve të fundit nuk raportohen probleme për sa i përket qarkullimit në zonat malore pasi temperaturat nuk kanë shkuar nën minus.
Nga ana e OSSHE zyrtarisht u tha se në asnjë prej zonave të qarkut të Korçës nuk ka pasur probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike. Në disa zona ka pasur vetëm stakime të kontrolluara për shkak të stuhisë një natë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë