28 mijë turistë vizitojnë katër muzeumet në Gjirokastër, mbizotërojnë francezët
Përgjatë sezonit turistik të verës muzeumet në qytetin e Gjirokastrës janë pika të rëndësishme për tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Numërohen rreth 28 mijë turistë, të cilët prej fillimit të vitit kanë vizituar katër muzetë publikë që funksionojnë në qytet : Muzeun e Armëve, Etnografik, Muzeun Kadare dhe Muzeun e Luftës së Ftohtë.
Bruno Pjetri, ciceron i muzeut “Kadare” thotë se vizitorët francezë janë ata të cilët shfaqin më tepër kurjozitet rreth jetës apo veprat e tij.
“Kryesisht janë vizitorë francezë ata që janë më shumë kuriozë për të ditur rreth shkrimtarit,muaji gusht ka qenë goxha i suksesshëm,ata kërkojnë të dinë gjithmonë ku është rritur Ismail Kadare,të dinë më tepër për veprën e tij,ku e ka kaluar fëmijërinë,dhe tani pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit mund të them që numri i vizitorëve është shtuar dhe shpresojmë që edhe këto ditë të gushtit edhe shtatorit kanë për të qenë të sukseshme përsa i përket vizitueshmërisë” –shprehet Pjetri.
“Muzeu i Luftës së Ftohtë është një nga muzetë që është vizituar më së shumti nga turistët,kemi patur turistë të shumtë mbizotërojnë kryesisht nga Spanja, Ialia, Franca dhe gjithashtu numri po ndryshon nga viti në vit po rritet akoma edhe më shumë.” –thotë Arla Toro, cicerone e Muzeut të Luftës së Ftohtë.
Tashmë mirëfunksionimi i muzeve ka një traditë të veçantë por zhvillimi gjithmonë e më shumë i turizmit i ka kthyer ato në qendra të rëndësishme për vizitorët që mbërrijnë në Gjirokastër. Gjatë tureve në muzeumet e qytetit të gurtë turistët njihen me historinë,tradita,personalitetet e spikatura të Gjirokastrës, etj.
Gjatë këtij vitit në Gjirokastër u çel edhe qendra memoriale “Muza ime” dedikuar disidentes Musine Kokalari. Ky muze tërheq studiues dhe vizitore të cilët informohen për aktivitetin politik, letrar dhe intelektual të Musine Kokalarit.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike