Gjirokastër| Shërbimi juridik falas, përfitojnë 233 qytetarë me probleme ekonomike
Për shkak të tarifave ligjore të kushtueshme, por edhe problemeve ekonomike shumë qytetarë në Gjirokastër po i drejtohen Shërbimit Juridik Falas.
Përgjatë këtij viti janë 233 qytetarë që janë asistuar falas për probleme juridike të ndryshme.
Juristja Klaudja Veizi thotë se mes 233 çështjeve gjyqësore kryesojnë kërkesat për njohjen e pensionit të pleqërisë.
“Janë regjistruar rreth 233 çështje të natyrave të ndryshme por më shumë janë çështje administrative, civile, çështje të pronave, kërkesat drejtuar Kadastrës, njohjen e së drejtës të pensionit të pleqërisë, por nuk kanë munguar edhe çështjet penale, kallzime, kërkesa drejtuar gjykatës, apo Prokurorisë dhe Policisë.”-thotë Veizi.
Pjesa më e madhe e qytetarëve që kërkojnë ndihmën e Shërbimit Juridik Falas i përkasin shtresave sociale me të ardhura të pakta ekonomike,aftësi të kufizuar ,personat e dhunuar, të diskriminuar, etj
” Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ofrojnë shërbim ligjor për kategori të veçanta të qytetarëve siç janë : viktimat e dhunës në familje, të miturit në konflikt me ligjin, personat të cilët janë të diskrimjnuar, që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar apo skemat e mbrojtjes sociale, gjithashtu dhe kategoria me të ardhura të pamjaftueshme.” –shprehet juristja.
Tashmë të interesuarit mund të pëfitojnë ndihmë juridike falas edhe online nëpërmjet Juristit Digjital
“Ndihma juridike përveçse ofron shërbimin fizik, pra në qendrat e ndihmës juridike në të gjithë vdnfin ka edhe platformën online siç është juristi online ku qytetarët mund të marrin informacion direkt nga platformat elektronike.” –sqaron Veizi.
Në të gjithë territorin e vendit ushtrojnë aktivitetin rreth 20 qendra të Shërbimit Ligjor Falas.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin