“28 Nëntori na kujton çmimin e lartë të lirisë”, Vjosa Osmani homazhe Adem Jasharit
28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është gjithashtu edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit, ndaj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka nisur ceremonitë me homazhe për komandantin.
Ajo ka qenë e pranishme në fshatin ku Adem Jashari lindi e ku gjenden varrezat e tij dhe të familjes së tij, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.
Homazhet u bën në kompleksin memorial të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari ku u ngritën edhe dy flamujt, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalën e saj, ku uroi të gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë ndërsa shprehu nderimin për familjen historike.
“Urime 28 Nëntori, dita e flamurit, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Këtë ditë historike e fillojmë duke nderuar një figurë dhe një familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari, duke shënuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë sonë çlirimtare, më 28 Nëntor 1997.
Është flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor ajo që na kujton ne çmimin e lartë të lirisë dhe njëkohësisht edhe sakrificat që janë bërë ndër shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojmë të lirë.
Shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është një moment reflektimi për gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë për Shqipërinë. Lavdi gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Shqipërisë dhe për lirinë e Kosovës, dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”,-tha Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë