2926 nxënës ekselent në Tiranë/ Veliaj: Nga Janari bursa falas për kurse te piramida

19 Dhjetor 2023 | 18:19

2926 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në kryeqytet, kanë marrë vetëm 10, ndaj dhe quhen nxënës ekslentë.

Në prag të festave të fundvitit, një pjesë e tyre u takuan me kryebashkiakun e  Tiranë Erion Velija, i cili i përgëzoi për rezultatet e larta dhe njëkohësisht i njoftoi se përveç bursave, Bashkia e Tiranës do të mundësojë kurse digjitale falas te Qendra TUMO te Piramida.

 “Duke filluar nga data 1 janar, të gjitha kurset tona do të jenë falas. Bashkë me fondin shqiptaro-amerikan për zhvillim kemi vendosur që, për çdo djalë dhe çdo vajzë që dëshiron të marrë njohuri digjitale, ne do t’ua paguajnë bursën e plotë”,-tha Erion Veliaj.

Një pjesë e nxënësve, përveç se të qenit ekspelent, kanë shërbyer edhe si vullnetar në aktivitet e ndryshme që janë zhvilluar në Tiranë. Veliaj zgjodhi këtë takim për ti falenderuar por njëkohësisht bëri apel për këdo që ka mundësi për të kontribuuar këtë fundvit e për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë, duke dhuruar diçka në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026