Tentoi ta qëllonte në arterien kyçe, si egjiptiani u pagua të vriste në burg Kalemin

19 Dhjetor 2023 | 16:54

Të tjera detaje kanë dalë mbi plagosjen e 52-vjeçarit shqiptar Andrea Kalemi në burgun e Korydallos në Greqi.

Sipas burimeve nga mediat greke, një shtetas egjiptian i paguar shkoi për të prerë arterien karotide të Andrea Kalemi me bisturi brenda burgut.

Po ashtu mësohet se në gushtin e kaluar në Paxos, Kalemi u qëllua me dhjetë plumba nga një vrasës me pagesë, por arriti të mbijetonte pas disa ditësh shtrimi në spitalin e Janinës.

Atentati ndaj Kalemit ndodhi natën e 9 gushtit 2023 në Paxos, teksa ishte me pushime me tre fëmijët dhe gruan e tij. Kapuku e qëlloi dhjetë herë dhe 52-vjeçari i plagosur rëndë u transportua me skaf në bregdetin e Epirit dhe prej andej në Spitali i Janinës, ku mjekët i shpëtuan jetën. Prita është bërë për të larë hesapet. Vrasësi shqiptar i arratisur dyshohet se ka shkuar në Paxos nga Italia fqinje si “i dërguar special” i mafies shqiptare.

Kalemi është kushëri i parë i Aleksdandër Sadikajt, i cili u vra në një atentat mafioz me shpërthim të telekomanduar në Tiranë.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Sadikaj, Kalemi mund të ketë gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, në shenjë hakmarrje për të afërmin e tyre.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.

Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026