Autori mund të ketë qenë me skaf, detaje nga atentati i Andrea Kalemit në Greqi
Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ndaj Andrea Kalemit.
51-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në ishullin Paxos të Greqisë teksa ishte me pushime me familjen e tij.
Biznesmeni menjehërë u dërgua në spitalin e Janinës ku po merr trajtim mjekësor teksa po lufton me jetën.
14 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku 10 prej tyre i kanë prekur trupin 51-vjeçarit.
Dyshohet se autori i këtij atentati është shtetas shqiptar dhe kishte ardhur nga Italia për të kryer vrasjen, ndërsa policia po kërkon në det dhe në tokë për kapjen e atentatorit, i cili mund të jetë larguar me skaf nga ishulli.
Një nga pistat në të cilat po heton policia greke ajo e hakmarrjes, pasi për autoritete shqiptare nuk është një emër i panjohur.
Biznesmeni në vitin 2001 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtare nga autoritetet belge pasi akuzohej bashkë me vëllain e tij për vrasjen e Mevlan e Adriatik Çaçës.
Ndërsa në qershor të 2022 Alekësandër Sadikaj, i afërm i Kalemit u vra me shpërthim eksplozivi në autostradën Tiranë – Elbasan.
Në shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt disa muaj më vonë iu bë atentat biznesmenit Edmond Papa. Një nga pistat e hetimit të atentatit në Greqi ndaj Kalemit dyshohet se lidhet me ngjarjet kriminale të ndodhura në Sarandë dhe Tiranë.
Ky i fundit sipas sistemit TIMS, rezulton të ketë dalë nga Shqipëria nga pika kufitare e Kakavijës më 5 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë