EMRI| Ishte me pushime me familjen, shqiptari qëllohet me 10 plumba në ishullin grek
Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ishullin grek të Paxos. 51-vjeçari është identifikuar si Andrea Kalemi, i cili kishte shkuar në ishullin grek për të kaluar pushimet me familjen e tij.
Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari kishte hyrë përmes pikës kufitare të Kakavijës më datë 5 gusht. Paraprakisht dyshohet se atentati është bërë për larje hesapesh.
Shqiptari është qëlluar me 10 plumba në portin e kryeqendrës së ishullit, Laka. Ai ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra por gjendet në gjendje kritike për jetën.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shqiptari u transportua me traget drejt Igumenicës, e më pas për në spitalin e Janinës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia nuk ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili i maskuar iu afrua në mbrëmje 51-vjeçarit dhe e qëlloi me breshëri plumbash.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të atentatit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren