Atentati në Greqi| 51 vjeçari kushëri i Sadikaj, mik me vrasësit e Edmond Papës

10 Gusht 2023 | 09:51

Adriatik alias Andrea Kalemi, është 51-vjeçari shqiptar i cili mbeti i plagosur rëndë në ishullin e Paxos në Greqi.

Teksa mediat greke e cilësojnë atentatin si një larje hesapesh, mësohet se Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol në 11 qershor të vitit 2022 në Tiranë.

Emri i Kalemit doli gjithashtu dhe në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa te Komuna e Parisit, pasi ai ishte lidhje e ngushtë e Albano Velos dhe Andrew (Ervin) Bode, personat e përfshirë në vrasje, i pari në rolin e vëzhguesit i dyti në rolin e ekzekutorit.

Familjarët e Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, duke e lidhur me biznesmenin Edmond Papa.

Gjithashtu emri i Kalemit del dhe një ngjarje të ndodhur në vitin 2001 në Belgjikë, ku ai së bashku me të vëllanë, kanë qenë të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari kishte hyrë në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës më datë 5 gusht

Ai kishte shkuar në ishullin grek për të kaluar pushimet me familjen e tij, kur mbrëmjen e djeshme u qëllua me 10 plumba nga një person në portin e Lakas.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shqiptari u transportua me traget drejt Igumenicës, e më pas drejt janinës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Andrea Kalemi

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026