3 burimet kryesore të mikroplastikës në shtëpinë tuaj dhe si t’i shmangni ato
1 Korrik 2024 |
08:20
Mikroplastika është përhapur gjerësisht aq sa është e vështirë të gjurmohen.
Këto grimca të vogla e kanë origjinën nga shpërbërja dhe janë të lidhura me sulmet në zemër, problemet e fertilitetit dhe kancerin. Hulumtimet e fundit gjithashtu sugjerojnë se ato mund të ulin numrin e qelizave riprodhuese.
Sipas një studimi kanadez të vitit 2019, njerëzit konsumojnë deri në 52,000 grimca mikroplastike në vit.
- Vetëm dërrasat plastike të prerjes mund t’i ekspozojnë njerëzit ndaj deri në 79.4 milionë mikroplastikë polipropileni çdo vit sipas një studimi nga Shoqata Kimike Amerikane (ACS). Kjo do të thotë se përdorimi i një dërrase prerëse plastike mund të rrisë potencialisht transferimin e mikroplastikës në ushqim. Pllakat prerëse të xhamit janë një alternativa më e mir, e cila që pastrohet lehtë dhe zakonisht nuk ka mikroplastikë. Disa marka ofrojnë gjithashtu dërrasa prerëse pa plastikë të bëra nga fibra letre të qëndrueshme.
- Gotat prej letre. Këto gota kërkojnë një shtresë izoluesi, që zakonisht përbëhet nga deri në 10 përqind polietileni me densitet të lartë (HDPE), për të parandaluar rrjedhjen e lëngut. Përdorimi i gotave të letrës për pije të nxehta mund të çojë në çlirimin e kimikateve të ndryshme, siç theksohet nga një studim i vitit 2021 i publikuar në Journal of Hazardous Materials, duke përfshirë fluorin, klorurin, sulfatin dhe nitratin. Në këtë rast zgjedhja më e mirë është që të konsumoni lëngjet me gota xhami.
- Qeset e çajit janë bërë me plastikë të paqëndrueshme polipropileni. Kjo shpesh do të thotë se ato nuk janë të biodegradueshme dhe ato kontribuojnë në ndotjen mikroplastike . Në vitin 2023, hulumtimi i publikuar nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore Dow ngriti shqetësime se si uji i nxehtë i përdorur për të krijuar çaj mund të çlirojë miliona mikroplastikë nga këto qese, duke zbuluar se një filxhan çaji mund të përmbajë deri në 3.1 miliardë nanoplastikë për shkak të qeses së çajit. Qeset e çajit mund të përmbajnë substanca të tjera të dëmshme, duke përfshirë komponimet e fluorit, arsenikun, kripërat e radiumit, alumin, bakër, plumb, merkur, kadmium, barium dhe nitrate. Koalicioni i Ndotjes Plastike madje rekomandon përdorimin e qeseve të çajit prej pambuku ose kullimin e çajit përmes lirit organik, ose përdorimi i çajit natyral.
LEXO GJITHASHTU:
- Dita e Tokës: 2000 kamionë me plastikë hidhen në oqean çdo ditë
- Durrës| Dita Botërore e Tokës, nxënës e studentë marshim me thasë mbetjesh plastike
Lajme të Sugjeruara
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë