3 Dhjetori Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar

3 Dhjetor 2024 | 17:40

Prej 32 vitesh, 3 Dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Në vendin tonë janë të regjistruar dhe përfitojnë pagesa dhe shërbime 73,683 persona.

Aplikimi i skemës së re vlerësuese biosociale jo vetëm ka lehtësuar procedurat për përfituesit me ngritjen e 37 komisioneve në të gjithë Shqipërinë, por edhe ka shtuar numrin e diagnozave përfituese.

“Nëqoftëse me skemën e vjetër ka qenë 100 diagnoza tani janë më shumë se 300 diagnoza, përqindjen më të madhe të diagnozave e mban shëndeti mendor, kemi gati të gjitha diagnozat e shëndetit mendor, me skemën e re kemi rritje dhe në diagnozat neurlogjike, kardiologjike, pneumologjike, alergologjike. Në të gjitha sferat kemi rritje, por ndryshimi me skemën e vjetër është ky: Me skemën e vjetër dy pacientë me të njëtën diagnozë marrin nivle të njëjta përfitimi, me skemën e re marrin sipas vështirësisë”, thotë Adela Hoxha, përgjegjëse e zyrave të vlerësimit të PAK, Tiranë.

Aktualisht pagesat e aftësisë së kufizuar variojnë nga 8500 deri në 35 mijë lekë, ajo merret dhe kur personi është i punësuar e njëkohësisht ju oforhen dhe shërbime.

“Rekomandojmë shërbime për punësim, formim professional, mësues mbështetës dhe kjo është për të aftësuar qytetarët në jetësen e përditëshme. Çdo qytetar i cili është person me aftësi të kufizuara dhe merr një pagesë si person me aftës të kufizuara mund të punojë me kohë të plotë dhe me kohë të pjeshme si të ketë mundësi, nuk i hiqet pagesa e aftësisë së kufizuar sepse patjetër ne besojmë se ka gjetur një punë në bazë aftësitë dhe vështirësitë që ai ka”, thotë Adela Hoxha, përgjegjëse e zyrave të vlerësimit të PAK, Tiranë.

Diskriminimi mbetet një shqetësim kur vjen puna për të punësuar personat me aftësi të kufizuar, ndaj edhe apeli është për ti pranuar siç janë.

“Ti bëjmë një thirrje që këta persona ti trajtojmë të barabartë si të gjithë të tjerët dhe të mos kemi diskriminim”, thotë Adela Hoxha.

Sipas raporteve të OBSH në europë, 16% e popullisë jeton me një aftësi të kufizuar.

Përveç probleme të lindura, fëmijet me aftësi ndryshe duket se përballen edhe me diskriminimin në shoqëri. Ky fakt ndikon në mosintegrimin e tyre dhe rrjedhimisht sjell pasoja për ta, por edhe për familjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026