3 ditë, 2 të vdekur, 5 të plagosur në Korçë
Në tre ditë tre aksidente në rrugët nacionale të Korçës. Gjatë tre ditëve, aksidente me dy viktima dhe pesë të plagosur, gjë e cila në kaq pak ditë nuk kishte ndodhur më parë në akset nacionale të juglindjes së vendit.
Aksidenti i fundit me tre të plagosur ka ndodhur në aksin Korçës – Pogradec, ngjarje e cila ka ndodhur vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Gurishtë. Sipas policisë një mjet tip fugon Sprinter po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës ndërkohë që një mjet Volksvagen Polo me targa greke ku udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit një çift bashkëshortësh me dy fëmijët e tyre.
Ka qenë drejtuesi i mjetit Volksvagen ai që ka kryer një parakalim të gabuar në një vend me kurriz mbi sipërfaqen e rrugës, çka i kufizonte fushëpamjen. Parakalim që ka sjellë edhe përplasjen, edhe në kushtet kur drejtuesi i fugonit të mallrave për të evituar goditjen është spostuar nga krahu i djathtë në të majtë të këtij aksi.
Por as kjo lëvizje nuk ka shmangur dot përplasjen, duke sjellë plagosjen e bashkëshortes dhe dy fëmijëve. Policia në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij