3 emra për kreun e ri të SPAK, Kondili dhe Altin Dumani dorëzojnë platformën në KLP
3 pritet të jenë kandidaturat për kreun e ri të SPAK.
Pas Adnan Xholit, edhe prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani zyrtarizojnë kandidimin për këtë post.
Pak ditë nga skadimi i afatit, pasuesi i Arben Krajës në krye të SPAK, mesa duket do të ndahet mes 3 emrave.
Edvin Kondili dhe Altin Dumani dorëzuan në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidaturat duke aspiruar për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Javën e kaluar i pari që ‘theu akullin’ ishte prokurori Adnan Xholi.
Kandidatët kanë dorëzuar edhe platformat e tyre, të cilat pritet të shqyrtohen nga KLP, bashkë me statistikat mbi punën e tyre gjatë ushtrimit të funksionit si prokurorë të posaçëm.
Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është mesnata e 2 nëntorit.
Sipas burimeve të Euroneës Albania, në limitet e afatit, garës mund ti bashkohet edhe një prokuror tjetër ndërsa asnjë nga prokuroret femra të SPAK edhe pse janë 5 nuk ka preferuar të kandidojë për të drejtuar strukturën anti-korrupsion.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë