3 mld € kredi në 2023/ Në dhjetor u rrit me 435 mln €, kërkesë e shtuar nga biznesi

5 Shkurt 2024 | 16:29

Bankat tregtarë dhanë 3 mld euro kredi në vitin 2023, me rritje rreth 15% në raport me vitin 2022. Rritja kryesohet nga ndërmarrjet private, të cilat kërkuan para për investime të reja.

Kredia e re për ekonominë shënoi një vlerë rekord prej më shumë se 45 miliardë lekësh, ose 435 mln euro në dhjetor të vitit 2023.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e kredisë së re u rrit me 48% krahasuar fundin e vitit 2022, çka tregon se ajo përfaqëson vlerën më të lartë historike të kredisë mujore të dhënë nga sektori bankar.

Edhe për vitin e plotë 2023, kredia e re arriti në vlerë rekord, 3 miliardë euro, me rritje 15% krahasuar me vitin 2022.

Për njohësit e ekonomisë, frenimi i rritjes së normave të interesit vitin e kaluar ka mbështetur një rritje me ritme relativisht të larta të kredisë.

Banka e Shqipërisë e rriti vetëm dy herë normën bazë gjatë vitit 2023 dhe ky tregues ngelet në nivelin 3.25%, ndër më të ulëtit në Europë.

Treguesit bankarë flasin për një fluks kreditimi në monedhën lekë, me rritje 35% dhe rritje më e fortë është shënuar tek ndërmarrjet private e më pas tek individët.

Banka Qendrore thotë se 5% e shumës së përgjithshme të kredisë, nuk shlyhet në kohë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026