Serbët e shpërngulur bllokojnë kalimin në Merdare, kërkojnë të kthehen në Kosovë
Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë zhvilluar këtë të hënë një protestë në afërsi të pikës kufitare të Merdares, ku kanë bllokuar përmes vendosjes së kamionëve autostradën që lidh Kosovën me Serbinë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania nga protesta, gazetari Kosovë Gjoci, tha se numri i protestuesve ishte shumë i pakët.
Ai tha se organizator i bllokadës është “Shoqata e serbëve të shpërngulur nga Kosova”, të cilët kanë parlajmëruar se bllokimi i këtij aksi do të ndodhë çdo të hënë përgjatë orës 12:00-15:00.
Sipas gazetarit Gjoci një prej organizatorëve të protestës lexoi dhe një deklaratë për media, ku akuzoi kryeministrin Kurti për atë që ata e cilësojnë si “terrori i ushtrar ndaj serbëve në Kosovë”.
“Kanë vendosur flamujt aty dhe po shpërndajnë ujë për ata pak persona që janë aty. Një përfaqësues i tyre lexoi dhe një deklaratë përpara mediave të pranishme. Ai kërkoi të ndalet ajo që ata e quajnë që terrori që qeveria e Zotit Kurti po u bën serbëve të Kosovës. Ata thonë se duan të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi janë anëtarë të një shoqate të vetëshpërngulur nga Kosova në vitin 1999-2000, pas përfundimit të luftës. Sipas tyre ata kërkojnë që të kthehen në fshatrat e tyre pasi nuk kanë pasur asgjë të keqe me shqiptarët dhe mund të jetojnë bashkë. Të njëjtat kërkesa i kanë dhe për qeverinë e Serbisë që të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen të jetojnë bashkë pa probleme dhe të kthehe në shtëpitë e tyre, por kritikat më të mëdhaja i kanë për zotin Kurti.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje udhëtarëve që, për shkak të bllokimit të rrugës, të përdorin pikëkalimet kufitare tjera për qarkullim.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve