3 njësitë speciale të SHISH, çfarë zbuluan hakerat iranianë
Hakerat iranianë kanë publikuar emrat e drejtuesve dhe shefave të sektorëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Dokumentin, hakerat e kanë bërë publik mbrëmjen e së mërkurës në rrjetin social Telegram. Në listë janë rreth 400 emra të zyrtarëve që punojnë në SHISH.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se informacionet janë siguruar nga e-mail-i zyrtar i punonjësve.
Në lista ishte jo vetëm emri, i cili nuk duhet bërë publik, por dhe pozicioni i punës.
“Çfarë unë personalisht kam parë me shqetësim, por dhe kuriozitet për sa kohë që SHISH është një institucion guaskë, nëse mund të shprehem kështu, më bëri përshtypje që janë publikuar emrat e të paktën 3 njësive speciale që operojnë pranë Shërbimit Informativ Shtetëror,” – u shpreh Ferhati.
Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e SHISH për të mësuar nëse janë prekur sistemet ku menaxhohet informacioni.
Më herët, Ferhati tha se hakerat iranianë publikonin një folder të ri çdo të hënë, ndërsa tashmë kanë zgjedhur një ditë tjetër dhe kohëzgjatje më të madhe mes publikimit të informacioneve.
Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë