3 padi në arbitrazh, kompanitë kërkojnë miliona euro
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.
Qendra ndërkombëtare e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Uashington ka listuar në databazën e saj 11 çështje, nga të cilat 8 janë të mbyllura dhe 3 të tjera janë në proces gjykimi.
Është Kompania Kurum, paditëse për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit; kompania EMS Shiping qe menaxhon pjesen lindore të portit tregtar, e qe gjykon se aktiviteti i saj cenohet nga projekti i prezantuar për transformim, dhe cështja për ndërtimin e një terminali çimentoje nga Xenofon Karagiannis, e ngrire që nga viti 2016.
Nëse pretendimet e investitorëve që janë depozituar në këtë qendër, vlerësohen si të drejta, dhe do të shkojnë në favor të tyre, fatura e dëmit financiar do të rëndohet më tej, me gjasë do të 3 apo 4-fishohet, krahasaur me borxhin e sotëm. Pra, mund të shkojë deri në gjysmë milliardë euro.
Ish-avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Ledina Mandia deklaroi për Money: “Duket sikur debati është i fokusuar te një çështje që është çështja Becheti, por nuk është një çështje e izoluar. Çështja me sjellje ndaj investitorëve është në përditshmërinë e saj me sjellje të ndryshme të qeveresjes, kështu që në kushtet kur shteti dështon në prodhimin e kontratave të mira, në veprimet që janë abuzive dhe jo në përputhje me ligjin; kur shfaqen sjellje agresive të pabazuara në ligj nga drejtues të institucioneve shqiptare, apo performacë jo e duhur, i bie që investitorët të gjejnë zgjidhje duke adresuar çështjet e tyre në forume të ndryshme, gjyqësore apo në forume të arbitrazhit ndërkombatar”.
Ndërkohë që Fatos Lazmi ish-anëtar i Gjykatës së Arbitrazhit në Paris deklaroi: “Do përgatitemi për një sezon të vështirë. Shtetit shqiptar i mbeten dy rrugë. Duhet të bëjë një mbrojtje tepër serioze për të testuar shanset e suksesit, ose të marrë në konsideratë zgjidhjen e mosmarrëveshjes me mirëkuptim, duke ofruar dicka nga vetja dhe duke kushtëzuar palën tjetër të heqë dorë nga shuma e madhe”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë