Avokati i Shtetit ‘fsheh’ vendimet në arbitrazh
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.
Avokatura e Shtetit, institucioni i ngarkuar ekskluzivisht për mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit në këto procese, shpall kërkesën për të pajtuar studio ligjore sa herë përballet me padi të re nga bizneset.
“Natyra private e arbitrazhit çon në konfidencialitetin e procesit. Kjo do të thotë që as palët, arbitrat, dëshmitarët, ekspertët nuk duhet të zbulojnë asgjë rreth arbitrazhit” LIGJI PËR ARBITRAZHET, Ministria e Drejtësisë.
Institucionet në Shqipëri bisedojnë me publikun përmes medias, ose raporteve që përditësojnë në faqet zyrtare. Por, në faqen zyrtare të Avokaturës së Shtetit në ëeb, është e vështirë të informohosh për kosto gjyqesh, arsyet pse palët shkojnë në arbitrazh, apo edhe emra që përfaqësojnë vendin tonë kundër kompanive private.
“Avokatura e Shtetit është justifikuar gjithmonë me konfidencialitetin e procedurave në arbtirazh, por transparenca me publikun në menaxhimin e rasteve nuk ka lidhje me atë parim që përshkon procedura në arbitrazh. Është e vërtetë që procedurat në arbitrazh janë hermetike, por kjo nuk do të thotë që qytetarët nuk duhet të njihen me klemat që janë të adresauara kundër Shqipërisë në arbitrazh apo instucioneve shtetërore. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë një transparencë me gjyqet e fituara apo të humbura dhe me faturat e ekzekutuara”- u shpreh Ledina Mandia, ish-avokate e Përgjithshme e Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë