3 pikë për Elbasanin e Partizanin, Teuta ndalet nga Tirana

14 Dhjetor 2025 | 13:14

Elbasani vijon të zhvillojë një kampionat fantastik, ndërsa prej javësh ka marrë në udhëheqje garën dhe qëndron në vendin e parë. Të shtunën skuadra e Ivan Gvozdenovic likuidoi Vorën, teksa goli u shënua nga minutën e fundit të ndeshjes nga Ze Gomes. Kjo ishte fitorja e 9-të për verdheblutë, të cilët kanë në total 32 pikë.

Të shtunën një fitore mjaft të rëndësishme regjistroi dhe Partizani i Oltijon Kërnajës, i cili që prej momentit kur ky i fundit e mori në dorëzim, ka njohur vetëm rezultate pozitive. Pas fitores në derbim triumfi i radhës ishte ndaj Flamurtarit në shtëpi, sfidë e mbyllur 2-1. Isgandarli i dha avantazhin të kuqve në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë vlonjatët rikthyen ekuilibrat me Markun me 11 metërsh.

Një tjetër penallti do të akordohej dhe ishte vendimtare, ku Skuka shënoi golin e fitores për Partizanin që ka 23 pikë në kampionat, 10 më tepër se vlonjatët. Në Niko Dovana të Durrësit, Teuta vendëse nuk shkoi më shumë se një barazim me Tiranën. Sfida përfundoi 1-1 ku të dy golat erdhën ne pjesën e parë, për bardheblutë Basilio dhe për bregdetarët Beshiraj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026