3 viktima nga ethet e Nilit, Bino: Situata nën kontroll, është bërë dezinsektimi
3 persona të moshës 60-88 vjeç kanë ndërruar jetë përgjatë muajit korrik si pasojë e prekjes nga Ethet e Nilit perëndimorë, një sëmundje zoonotike që transmetohet nga shpendët e sëmurë tek njeriu nëpërmjet picikimit të mushkonjave. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP Silva Bino konfirmon praninë e infektimeve .
“Kemi 3 raste vdekje me ethet e Nilit perëndimor, është sëmundje që kalon lehtshëm tek të rinjtë por pas moshës 60 vjeç apo që kanë dëmtime të imunitetit ato shkaktojnë forma me prekje të sistemit nervor qendror që janë encefalitet , meningitet apo guliem bare, dhe këto kanë qenë rastet që kanë humbur jetën”,- tha Silva Bino shefe e departamentit të sëmundjeve infektive, ISHP.
Ethet e Nilit janë rishfaqur në Shqipëri, pas 6 vitesh.
“Kemi 17 raste të konfirmuara , një i konfirmuar në Greqi që jeton në Shqipëri dhe kemi 19 raste të mundshme, që kanë shenjat klinike dhe lidhje epidemiologjike.. 84% e testimeve janë kryer në korrik”, tha Silva Bino.
Por Bino sqaron se nuk është koha për panik, kjo pasi sëmundje transmetohet nga një lloj i veçantë mushkonje, ndërsa ministria e shëndetësisë ka bërë më herët dezinsektimin kundër larvave të mushkonjave.
“Sëmundje që qarkullon tek kafshët dhe transportohet nga mushkonjat kuleks nga zogjtë tek njerëzit dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu”,-tha Bino.
Sa i takon përhapjes gjeografike të të infektuarve, ISHP bën me dije se rastet janë nga Lushnja, Kurbini, Berati, Lezha dhe Shkodra.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’