30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Një rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet të hënën në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
KosovaPress ka siguruar rezolutën e nënshkruar nga 30 deputetë zviceranë, të cilën sot (e hënë), prej orës 11:00 do ta dorëzojë aktivisti Sali Bislimi në Gjykatën Speciale.
Këta deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë drejtësi dhe barazi.
Aktivisti Sali Bislimi do ta dorëzojë sot në Gjykatën Speciale këtë rezolutë, ku tri vjet më parë i është adresuar qeverisë zvicerane, e cila është nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit Zviceran. Këta deputetë janë nga te gjitha partitë politike zvicerane.
Kjo rezolutë kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë.
Rezoluta do të dorëzohet nesër pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës./KosovaPress
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore